Telekomi i Maqedonisë shënon 100 000 shfrytëzues të optikës

Shpejtësi më të mëdha pa kompensim shtesë

Marketing

Makedonski Telekom shënon 100.000 shfrytëzues të optikës të cilët me këtë rast do të mund të aktivizojnë shpejtësi më të larta optike pa kompensim shtesë. Abonuesit privatë do të mund t’i aktivizojnë shpejtësitë e mëposhtme në varësi të paketës së internetit: abonuesit e paketës së internetit S në vend të 20 Mbps, do të kenë shpejtësi prej 60 Mbps, ata të M në vend të 60 Mbps do të kenë 100 Mbps, ndërsa ata L në vend të 100 Mbps do të fitojnë 300 Mbps, ndërsa të XL në vend të 300 Mbps, 1GB.

Aktivizimi i shpejtësive të rritura është në dispozicion përmes aplikacionit TelekomMK në periudhën nga 15 marsi deri më 13 prill 2023 dhe vlen për të gjithë abonuesit aktivë të internetit optik të portfoliove Magenta 1, Internet & TV dhe Internet.

Makedonski Telekom e ka rrjetin më të madh optik në Maqedoni dhe vazhdon me zgjerimin intensiv në mënyrë që të mund ta përdorin sa më shumë abonues. Kjo teknologji është e nevojshme për të arritur shpejtësi gigabit dhe shërbime dhe zgjidhje të avancuara të komunikimit. Këtë vit është planifikuar një migrim masiv i shfrytëzuesve nga bakri në optikë në pjesën më të madhe të kryeqytetit, si dhe në të gjitha pjesët e vendit ku ka mbulim optik.