Ministri Aliu nga Brukseli: Transformimi digjital i shoqërisë prioritet i lartë i Qeverisë

Ministri i Ministrisë së Shoqërisë Informatike dhe Administratës Azir Aliu, sot në Bruksel priu delegacionin e Maqedonisë i cili mbajti takim bilateral skrining për kapitullin 10- Shoqëriainformatike dhe mediat.

Marketing

Në takimin me përfaqësuesit e Drejtorisë së Përgjithshme të Fqinjësisë dhe Politikës së Zgjerimit (DG NEAR) dhe Drejtorisë së Përgjithshme për Rrjetet e Komunikimit, Përmbajtje dhe Teknologji(DG CONNECT), u diskutua për shumë aspekte të nivelit të përputhshmërisë së sistemit ligjor në vend në lidhje me legjislacionin evropian.

Me këtë rast Ministri i MSHIA-së, Aliu, theksoi se reformat në fushën e shoqërisë informatike dhe mediave janë në agjendën kryesore të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe të njëjtat paraqesin parakusht për transformimin digjital të shoqërisë drejt së cilës MSHIA dhe Qeveria po synojnë me shkathtësi.( кон која агилно се насочени МИОА и Владата)

Ministri Aliu bëri një pasqyrim të shkurtër të progresit në harmonizim me legjislacionin e BE- së, në fushat e komunikimeve elektronike dhe rregullimit, politikat audiovizuale, mediumet dhe e-shërbimet.

Ai potencoi se në pjesën e roamingut, veqmë ka ulje të kostove të roaming-ut në mes vendeve të Ballkanit Perëndimor, ndërsa disa muaj më parë edhe në mes Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Evropian, nga ku egziston ndjekje konstante dhe harmonizim

në legjislacionin nacional me BE-në Radio Spectrum Policy. Ministri gjithashtu theksoi se edhe në Republikën e Maqedonisë së Veriut dy operatorët egzistues celularë tanimë ofrojnë 5G shërbime.

Aliu informoi se Qeveria ka Plan operativ Nacional brodbend i cili është plotësisht i harmonizuar me rregullat nacionale për targetet brodbend të harmonizuara me BE-në dhe se është e formuar Zyra Nacionale për kompetenca brodbend, e cila në kontinuitet merr pjesë në takimet e rrjetit BCO dhe BE-së.

Në fillim të këtij viti, siç potencoi ministri Aliu, është siguruar asistencë teknike nga BE Integration Facility, për hartimin e një Studimi për ndërtimin e infrastrukturës optike fizike

backhaul nga qytetet deri te zonat e bardha (sipas PONB) fibrat optike të së cilës do të përdoren nga operatorët për të ofruar shërbime broadband në zonat e bardha.

Ai shtoi se nga ky muaj ka nisur procesi i hartës së mbulimit me rrjetet VHCN (Very high capacity network), i cili do të përfaqësojë hapin e parë për procesin e ardhshëm të harmonizimit të targeteve nacionale broadband me targetet broadband në kompasin digjital.