Shkupi shkarkon Goce Sedlloskin

Goce Sedlloski nuk do të jetë më trajner i FC Shkupit. Drejtuesit e kampionëve në fuqi kanë shkarkuar teknikun me të cilin Shkupi fitoi titullin kampion pas 20 viteve dhe luajti deri në plej of të Ligës së Konferencës gjatë verës. Kujtojmë se Sedlloski u largua nga Çairi edhe njëherë më parë në fillim të këtij sezoni, ndërsa u rikthye sërish për të vazhduar punën. Arben Nuhiu është pjesë e stafit teknik dhe mund të jetë si një opsion për të marrë detyrën e shefit kryesor, ndërsa opsion mund të jetë edhe Jane Nikollovski që disa javë më parë u emërua në pozitën e menaxherit. Kujtojmë se Shkupi për momentin mban pozitën e dytë me 42 pikë të tubuara, katër më pak se Struga Trim Lum që kryeson elitën.

Marketing