Ozil tërhiqet nga futbolli në moshën 34-vjeçare

Ish-mesfushori i Arsenalit, Real Madridit dhe Gjermanisë, Mesut Ozil është tërhequr nga futbolli në moshën 34-vjeçare.

Marketing

Ka qenë vetë futbollisti i cili bëri me dije lajmin në rrjetet e tij sociale ku shkruan se lëndimet luajtën një rol të rëndësishëm në vendimin e tij.

“Kam pasur privilegjin të jem futbollist profesionist për gati 17 vjet tani dhe ndihem tepër mirënjohës për mundësinë”, shkroi Özil në rrjetet sociale. “Por në javët dhe muajt e fundit, pasi kam pësuar edhe disa lëndime, është bërë gjithnjë e më e qartë se është koha për të lënë skenën e madhe të futbollit.”

Largimi i Özil nga futbolli sjell një fund të hershëm të sezonit të tij me klubin turk Istanbul Basaksehir, ku ai bëri vetëm shtatë paraqitje për ekipin.

Özil fitoi titullin e ligës spanjolle me Real Madridin në vitin 2012 dhe Kupën e Anglisë katër herë me Arsenalin. Karriera e tij ndërkombëtare përfundoi papritur në vitin 2018 kur ai u largua nga skuadra e Gjermanisë duke përmendur “racizëm dhe mungesë respekti”.