Kostovski: Sot në Luboten, fjalën që ia dhamë banorëve e mbajtëm

Kryetari i Komunës së Butelit, Darko Kostovski ka bërë me dije se e ka mbajtur fjalën që ia ka dhënë banorëve të fshatit Luboten.

Marketing

“ Sot në Luboten, fjalën e dhënë haxhi Zejnullahut, Selimit, Rasimit, Sametit, Muhamedit, por edhe qytetarëve tjerë të kësaj rruge u realizua. Në kohën më të shpejt para nisjes së Ramazanit i asfaltuam rrugët të cilat ia premtuam qytetarëve. Kemi zgjidhur një problem dekadësh, nuk ka më qytetar të harruar në Komunën e Butelit.”, deklaroi Kostovski.

Përndryshe, me asfaltimin e sotëm për herë të parë u vendos asfalt në pjesët e rrugës 5. Këto janë pjesë që gjenden në Luboten.

Në periudhën e ardhshme  do të projektohen edhe disa rrugë tjera që janë të përfshira në fazën e parë dhe vazhdojmë asfaltimin edhe në ditët në vijim.

Po përmirësohet rrjeti rrugor në të gjitha vendbanimet, ndërsa me prioritet ishin vendbanimet që deri më tani nuk kanë pasur asfalt./Almakos/