Osmani: Ardhmëria e vendit, obligim dhe përgjegjësi

Hapi i radhës drejt unionit varet prej nesh, potencoi ministri i jashtëm, Bujar Osmani, e me këtë, edhe përgjegjësia sipas tij bie mbi të gjithë partitë politike.

Marketing

“RMV-ja ka marrë obligime dhe këto duhet realizuar, ndërsa bisedimet për anëtarësim me BE-në duhet të vazhdojnë. Kësaj radhe kjo varet vetëm prej nesh, nga secili. Në BE nuk integrohet vetëm qeveria, por edhe shteti edhe opozita dhe secili duhet të mbajë përgjegjësi për këtë proces dhe këtu presim mbështetje nga të gjithë miqtë.”, – theksoi ministri i jashtëm, Bujar Osmani.

Osmani kërkoi kthimin e kredibilitetit të BE-së, i cili mund të ndikojë në ndërprerjen e ndikimit rus, që për qëllim ka mosperspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor dhe moszgjidhjen e konflikteve të ngrira në rajon.