RMV/Do të rritet çmimi për nxjerrjen e pasaportave, letërnjoftimeve dhe lejeve për vozitje

Ministria për Punë të Brendshme informon se duke vepruar sipas përfundimit të Qeverisë, zbaton procedurë për ndryshimin e vendimit për çmimet për formularët për nxjerrjen e dokumenteve personale. Nga MPB për “360 shkallë” thonë se për momentin dokumentet personale nxirren me çmimet që kanë qenë deri tani.

Marketing

Çmimet do të ndryshohen kur vendimi të hyjë në fuqi dhe të publikohet në Gazetën zyrtare të RMV-së, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Çmimi i pasaportës për personat deri në 27 vjeç do të mbetet i pandryshuar dhe do të jetë 1.500 denarë, por pasaporta për personat mbi 27 vjeç do të jetë 2.000 denarë, që është rritje prej 500 denarë. Çmimi i letërnjoftimit do të jetë 310 denarë, që është rritje prej 120 denarë. Çmimi i patentë shoferit do të jetë 410 denarë, që është rritje prej 130 denarë.

Reklama
Do të ketë ndryshime edhe në çmimet dhe formularët për procedurat me urgjencë.

Çmimi i pasaportës me procedurë urgjente do të jetë 6.100 denarë, që është rritje prej 1.600 denarë.

Çmimi i patentë shoferit me procedurë urgjente do të jetë 1.230 denarë, që është rritje prej 390 denarë.

Nga MPB thonë se ndryshimi i çmimeve vjen si pasojë e rritjes së çmimeve të blerjes së formularëve të importuar, rritjes së kostove për mirëmbajtjen e sistemit, që kryhet nga një operator ekonomik i huaj, si dhe blerjes së makinerive të reja për shkak të nevojës për zëvendësimin makinerive për personalizim.

Ndryshe, deri në shkurt të vitit 2024, qytetarët kanë detyrim ligjor të ndryshojnë të gjitha dokumentet personale të cilat i kanë me emrin e vjetër të shtetit “Republika e Maqedonisë”