Kovaçevski: Bullgaria të respektojë vendimet e Strasburgut

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski u ka bërë thirrje autoriteteve bullgare që t’i zbatojnë vendimet e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe me këtë, të njohin të drejtën e vetëpërcaktimit të maqedonasve që jetojnë në Bullgari.

Marketing

Ai tha se, Bullgaria ende nuk i ka zbatuar këto vendime, duke shtuar se qytetarët në Bullgari që vetëpërcaktohen si maqedonas, u takojnë të gjitha të drejtat që kanë të gjithë qytetarët e lirë që të shprehin dëshirën e tyre për vetpërcaktim.

“Për këtë, ju bëj thirrje autoriteteve bullgare që, në pajtueshmëri me vendimet e gjykatës, në pajtueshmëri me normat juridike evropiane për mbrojtjen e të drejtave të pakicës, të veprojnë po ashtu edhe ata, sepse bëhet fjalë për vend anëtare e BE-së dhe ata qytetarë, të cilët janë qytetarë të Bullgarisë ndërsa të cilët vetëpërcaktohet si maqedonas dhe njëkohësisht janë edhe qytetarë të Bashkimit Evropian, të respektohen të gjitha të drejtat, sikurse që respektohen te ne të drejtat e të gjitha pakicave etnike dhe të çdo individi që vetëpërcaktohet ndryshe nga maqedonaset dhe të cilët janë pjesë e shoqërisë sonë”, tha Kovaçevski.

I pyetur nëse do të kërkon njohjen e pakicës maqedonase në Bullgari, Kovaçevski tha se, ndryshe nga Maqedonia e Veriut, ku sipas llojit të rregullimit kushtetues, e drejta individuale e vetëpërcaktimit realizohet në mënyrë kolektive, lloji i rregullimit kushtetues të Bullgarisë parasheh që e drejta individuale e vetëpërcaktimit të realizohet në mënyrë individuale.

“Aty ka të drejtë individuale të vetpërcaktimit që realizohet në pajtueshmëri me ligjet që dalin nga një rregullim i tillë kushtetues dhe për këtë unë them me shumë kujdes se, ka qytetarë në Bullgari që vetëpërcaktohen si maqedonas dhe atyre u takojnë të drejtat të cilat në pajtueshmëri me rregullimin e tyre, në pajtueshmëri me normat dhe rregullat evropiane duhet t’u mundësohet t’i realizojnë, njëjtë sikurse çdo qytetari në shtetin tonë që nuk është maqedonas, i takon e drejta në pajtueshmëri me Kushtetutën dhe ligjet tona, që t’i realizojnë të drejtat e tyre në mënyrë kolektive”, tha Kovaçevski.

Kujtojmë se, në raportin e fundit të Departamentit Amerikan të Shtetit, thuhet se, autoritetet bullgare vazhdojnë të refuzojnë regjistrimin e grupeve aktiviste të maqedonasve etnik, edhe përkundër vendimeve të shumta paraprake të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut se, me këtë veprim, autoritetet e Sofjes kanë shkelur të drejtën për liri për hapjen e shoqatave.