Franca e ka nisur me fitore ciklin kualifikues për Kampionatin Evropian “Euro 2024”, që do të mbahet vitin e ardhshëm në Gjermani.
Kombëtarja franceze mposhti sonte me lehtësi Holandën, në ndeshjen e parë në Grupin B.
Ndeshja e zhvilluar në “Stade de France” përfundoi me rezultatin 4:0.
Antoine Griezmann (2’), Dayot Upamecano (8’) dhe Kylian Mbappe (21’, 88’) shënuan në fitoren e “Gjelave”.
Franca me këtë fitore mori edhe 3 pikët e para dhe prin në Grupin B. Holanda momentalisht renditet në pozitën e fundit (5).
Kombëtarja holandeze kishte rastin të shënonte së paku golin e nderit në fundin e ndeshjes, por Memphis Depay nuk ia doli të shënonte nga pika e penalltisë.
Goditja e sulmuesit të Atletico Madridit u prit nga Mike Maignan.
Franca ndeshjen e radhës e luan pas tre ditësh, në udhëtim kundër Irlandës.
Kurse, “Tulipanët” do të presin Gjibraltarin.