Kosova nis nga Izraeli rrugëtimin drejt ‘Gjermani 2024’

Kosova do të nisë mbrëmjen e kësaj të shtune ndeshjet eliminatore të EURO 2024, sfidë e cila i vendos “dardanët” përballë Izraelit, takim që do të nisë në orën 18:00 dhe do të transmetohet ekskluzivisht në “SuperSport 3”

Marketing

Kjo sfidë do të zhvillohet në “Bloomfield Stadium” në Tel-Aviv, ndërsa do të jetë përballja e parë mes këtyre dy përfaqësuesve.

Përballja me Izraelin pritet të jetë një transfertë e vështirë për ekipin e trajnerin Alain Giresse, me Kosovën që kërkon me patjetër triumfin.

Izraeli shihet si kundërshtari më i vështirë për dardanët në ndeshjet e muajit mars, pasi më 28 mars do të presë në “Fadil Vokrri” Andorën.