BE arrin marrëveshje me Gjermaninë për karburantin sintetik

epa10526210 European Commission vice-president in charge for European green deal Frans Timmermans gives a press conference on Net-Zero Industry Act and the European Hydrogen Bank in Brussels, Belgium, 16 March 2023. EPA/OLIVIER HOSLET

“Ne kemi arritur një marrëveshje me Gjermaninë për përdorimin e ardhshëm të karburanteve sintetike për makinat”, Komisioneri Evropian për Mjedisin Frans Timmermans njoftoi në Tëitter.

Marketing

“Ne do të punojmë tani për të miratuar standardet e CO2 për përshtatjen e makinave sa më shpejt të jetë e mundur.”

“Marrëveshja mes Gjermanisë dhe BE-së për përdorimin e lëndëve djegëse sintetike, me përjashtim të biokarburanteve, është thjesht e patolerueshme.

Është një marrëveshje e destinuar të dëmtojë jo vetëm Italinë, por gjithë Evropën. Qeveria vazhdon betejën e shenjtë për neutralitetin teknologjik, sepse rrezikojmë të paguajmë shtrenjtë ambientalizmin e çmendur të së majtës evropiane”, ka deklaruar deputati dhe përgjegjësi për Departamentin e Energjisë në Forza Italia, Luca Squeri duke komentuar deklaratën e Timmermans.