VMRO – DPMNE me kundër akuza se deputetët të LSDM-së kanë kundërshtuar Kovaçevskin që të bëhen pjesë e ndryshimeve kushtetuese duke refuzuar kështu të nënshkruajnë dokument të përbashkët për përfshirjen e bullgarëve në kushtetutë.
“Kovaçevski dhe Zeçeviq nuk kanë mundur të kontrollojnë grupin e deputetëve dhe pas informacioneve që ne plasuam për tre deputetë nga rradhët e LSD-së nga njësia e parë dhe e dytë zgjedhore, të cilët nuk pajtohen me ndryshimet e tilla kushtetuese dhe për gjashtë deputetët nga brendia e vendit, për të cilët politika e tillë e LSD-së është puna më e keqe që ata mund ta bëjnë, Kovaçevski ka thirur kordinim me deputetët për ti bindur se kjo është forma e vetme që LSD mund të mbijetojë edhe ndonjë muaj në pushtet”, theksoi zëdhënësja e VMRO – DPMNE-së, Marija Miteva.