Kosova barazon në Izrael për kualifikueset e Euro 2024

Kosova ka arritur të barazojë me Izraelin në ndeshjen e saj të parë kualifikuese për Euro 2024.

Marketing

Një barazim 1-1 në Izrael, mund të ishte kthyer në një fitore në rast se nuk do të kishim një anulim të golit të Rashicës. Ndërkohë për trajnerin Giresse rezultati ishte i kënaqshëm.

“Ishte ndeshje që kërkonte shumë angazhim dhe shumë ritëm. Ndoshta rezultati nuk është i kënaqshëm, por jam i kënaqur me paraqitjen e futbollistëve. Jam i kënaqur me rezultatin, në fund kemi mundur të fitojmë, por mendoj se rezultati 1-1 është mjaft i mirë.

Do të shkojmë ndeshje pas ndeshje. Do të jetë rrugë e gjatë. Do të mundohemi. Ishte ndeshja e parë dhe natyrisht se kemi treguar mundësi dhe potencial të mirë. Lojtarët kanë treguar paraqitje të mirë për ndeshjet e ardhshme. Lojtarët kanë treguar se janë të gatshëm për t’u kualifikuar” – tha ai./