Dita e katërt e kualifikimeve për ”Euro 2024”, sot tetë ndeshje në program

The new UEFA Euro 2024 football championship logo is presented at the Olympic stadium in Berlin on October 5, 2021. (Photo by John MACDOUGALL / AFP)

Kualifikueset e Europianit “Gjermani 2024” kanë hyrë në ditën e katërt, me Italinë, Anglinë dhe Portugalinë që “rrëmbejnë”skenën këtë të dielë.

Marketing

Pas suksesit në Napoli, Anglia pret në shtëpi Ukrainën, me këta të fundit që sonte debutojnë në Grupin C.

“Tre Luanët” kërkojnë suksesin e dytë, për të konfirmuar vazhdueshmërinë, ndërsa ukrainasit shohin përpara një duel shumë të vështirë, ndaj një kundërshtari të cilin nuk e mposhtin nga viti 2009.
Angli-Ukrainë luhet në “Wembly” duke nisur nga ora 18:00.

Po në Grupin C, por në orën 20:45, Italia kërkon pikët e para, pas disfatës me anglezët.
Përballë është Malta, ndoshta kundërshtari i duhur për të rikthyer humorin, ndërsa edhe pse u mundën në Shkup ndaj Maqedonisë së Veriut, maltezët treguan nivel loje dhe shumë dëshirë.

Në Grupin J, në orën 20:45, Portugalia udhëton drejt Luksemburgut me misionin tri pikë.

Ronaldo me shokë shohin një tjetër sfidë ku mund të argëtohen, ashtu si tri ditë më parë përballë Lihteshtejnit.