Bashkimi Demokratik për Integrim ua uron të gjithë qytetarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut përvjetorin e sotëm – 3 vite nga anëtarësimi në NATO

Të jesh tre vite pjesë e organizatës më të fuqishme ushtarako-politike në botë paraqet realizimin e përcaktimit më të rëndësishëm strategjik të qytetarëve që nga pavarësia e vendit.

Marketing

Në tre vjetorin e anëtarësimit tonë mund të konstatojmë se Republika e Maqedonisë së Veriut është treguar partnere e barabartë e aleatëve në Aleancë, duke dhënë një kontribut të rëndësishëm si për sigurinë rajonale, ashtu edhe për atë evropiane.

Me veprimin e saj politik, Bashkimi Demokratik për Integrim do të vazhdojë të jetë garantues aktiv i stabilitetit të brendshëm të vendit, duke kontribuar kështu në arritjen e qëllimit të dytë strategjik – anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian