Muaji i shenjtë i Ramazanit, ja ca përfitime shëndetësore që keni nga agjërimi

Ramazani është muaji më i shenjtë në kalendarin islamik.

Marketing

Kjo përfshin abstenimin nga të pirit, të ngrënit, pirja e duhanit dhe marrëdhëniet seksuale deri në perëndim të diellit.

Myslimanët ishin komanduar që të agjëronin gjatë Ramazanit më shumë se 1400 vjet më parë, ndërsa ishin edhe grekët antikë që rekomandonin agjërimin për ta shëruar trupin ndërsa sot shkenca avokon për një agjërim të modifikuar për shëndet të mirë mendor dhe fizik.

Ekspertët e kanë zbuluar se restriksioni i ushqimit gjatë një dite, mund të ndihmojë në parandalimin e problemeve shëndetësore si kolesteroli i lartë, sëmundjet e zemrës dhe obeziteti e po ashtu ndihmon në një gjendje më të mirë mendore.

Duke mos konsumuar ushqim, trupi ynë është në gjendje që të koncentrohet në largimin e toksinave, dhe kështu ne i japim pushim sistemit të tretjes, shkruan Al Jazeera.