Sulm terrorist në Kabul, humbin jetën gjashtë persona

Të paktën gjashtë persona u vranë më 27 mars kur një person hodhi veten në erë pranë Ministrisë së Jashtme në kryeqytetin afgan, Kabul. Nga ky sulm vetëvrasës u plagosën edhe të paktën 12 persona, përfshirë një fëmijë.

Marketing

Khalid Zadran, një zëdhënës i komandës së sigurisë së talibanëve në Kabul, tha se forcat e sigurisë e panë bombarduesin dhe qëlluan drejt tij, por nuk kanë mundur ta parandalojnë aktin.

Asnjë grup nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin deri tani, por pas kthimit në pushtet në vitin 2021, talibanët janë shënjestruar nga Shteti Islamik-Khorasan (IS-K), një fraksion i organizatës terroriste Shtetit Islamik që është shfaqur si rivali kryesor i talibanëve në luftë