Shqipëria nis sot kampanjën kualifikuese për “Euro 2024”, Polonia pengesa e parë

Kombëtarja shqiptare e futbollit e nis sot ciklin kualifikues për Kampionatin Evropian “Euro 2024”.

Marketing

“Kuqezinjtë” do të përballen në ndeshjen e parë me Poloninë në Varshavë me fillim nga ora 20:45, në kuadër të Grupit E, shkruan lajmi.net.

Ballafaqimi ndërmjet Polonisë dhe Shqipërisë do të zhvillohet në stadiumin “PGE Narodowy” në kryeqytetin e Polonië, në Varshavë.

Kjo do të jetë njëherit edhe ndeshja e parë zyrtare e trajnerit Silvinjo te Shqipëria.

Reprezentacioni i Shqipërisë zbarkoi një ditë përpara në Poloni, duke kryer kështu edhe seancën e fundit stërvitore para ndeshjes.

Trajneri i Shqipërisë, braziliani Silvinjo vlerësoi Poloninë në konferencë për media duke e cilësuar kombëtare të fortë, por theksoi se ekipi i tij është gati për këtë takim.