Kurti takoi ambasadorin e Irlandës për Kosovë, biseduan për shkëmbimin e përvojave

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u takua sot me ambasadorin jorezident të Irlandës për Kosovë, Ronan Gargan.

Marketing

Siç informoi qeveria, ata biseduan për marrëdhëniet e mira bilaterale ndërmjet dy shteteve, për bashkëpunimin në fushën e ekonomisë, fushën e ICT-së dhe për shkëmbimin e përvojave sa i përket së përfshirjes dhe bashkëpunimin me mërgatën.

Kryeministri e falënderoi për mbështetjen dhe trajtimin me seriozitet të aplikimit të Kosovës në Këshill të Evropës gjatë presidencës së Irlandës.

“Gjithashtu e informoi për procesin e dialogut dhe arritjen e Marrëveshjes Bazë në Bruksel dhe për aneksin e zbatimit të saj, në Ohër.”, u bë e ditur në komunikatë.