Arrestohet një shtetas francez në qendër të Shkupit, akuzohet për vjedhje

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se 31 vjeçari nga Franca është arrestuar për shkak të vjedhjeve në tre banesa në Komunën Qendër të Shkupit.

Marketing

Sipas policisë, ndaj A.Zh.M (31) nga Franca ka dyshime të bazuara për kryerjen e veprës penale vjedhje në tre banesa në Komunën Qendër.

“Zyrtarët policorë të SP Qendër pranë SPB Shkup, dje arrestuan nga liria A.ZH.M (31) për shkak të dyshimeve të bazuara për vjedhje të rëndë në tre banesa në Komunën Qendër, ndërsa rastin e tij e ka prokuroria”, thonë nga policia e Maqedonisë.

Ndërkaq gjykatësi i Gjykatës Themelore në Shkup i ka caktuar masën e paraburgimit prej tetë ditëve.