Grubi priti në takim Xhaçkën: Integrimi në BE interes i shtetit dhe qytetarëve

Zëvendës kryetari i parë i Qeverisë dhe ministër për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive, z. Artan Grubi priti në takim ministren për Europë dhe Punë të Jashtme të Republikës së Shqipërisë, znj. Olta Xhaçka e cila po qëndron për vizitë zyrtare në Shkup.

Marketing

Në takimin u vlerësua dialogu i vazhdueshëm politik dhe zhvillimet e përgjithshmë në raportet dypalëshe mes dy vendeve që tashmë shënojnë tre dekada nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike.

Ndryshimet kushtetuese dhe reformat në vend u vlerësuan si proces politik që kërkon vullnet dhe theksuan se të gjithë faktorët politik duhet bërë bashkë në frontin për Europë dhe të lënë anësh interesin politik e të vënë në fokus interesin e shtetit dhe qytetarëve pasiqë procesi i zgjerimit të Bashkimit Europian është i lidhur jo vetëm me stabilitetin dhe sigurinë e Ballkanit, por edhe me mbarë kontinentin europian.

Grubi më tej nënvizoi rëndësinë e realizimit të projekteve infrastrukturore ku mbetet edhe prioriteti i të dy vendeve por edhe punë tjera në fushën energjetike, lidhjen hekurudhore në kuadër të Korridorit 8 si dhe marrëveshjet tjera të nënshkruara mes dy qeverive.

Në takim u tha se si aleatë të NATO, Republika e Maqedonisë së Veriut dhe Republika e Shqipërisë janë të gatshme të thellojnë bashkëpunimin e ndërsjellë, për kontribut më aktiv në fushën e sigurisë në rajon dhe më gjerë.

Gjithashtu, të dy bashkëbiseduesit diskutuan edhe për situatën në rajon, me fokus të veçantë dialogun Prishtinë – Beograd, pas marrëveshjes së fundit në Ohër, zhvillimet në rajonin e më gjerë por edhe agresionin rus kundër Ukrainës.