Xhaferi: Djali im do ta kryejë punën profesionalisht

Konkursi për prokurorë të rinj në disa prokurori të vendit ka ngjallur interesimin e mediave se ku kanë konkurruar të afërmit e funksionarëve shtetërorë, përfshi djalin e kuryeparlamentarit, Talat Xhaferi. Por, ky i fundit thotë se djali i tij, do të bëjë punën në mënyrë të paanshme, pa marrë parasysh nëse do t’i duhet të mbledhë prova edhe për ndjekjen e krimeve të ndonjë funksionari të BDI-së apo ndonjë partie tjetër, përndryshe do të shkojë në burg, thotë Xhaferi.

Marketing

“Le të zgjedhë. Ose do ta kryejë detyrën në mënyrë profesionale dhe do ta ndjekë krimin pa dallim, që do të thotë BDI nëse ka, sipas autoritetit lokal ku do të zgjidhet, ose do të burgoset. Do ta shihni.”, tha Xhaferi.

Gazetarët duke krahasuar situatën e djalit të tij me atë të kreut të Prokurorisë për Krim të Organizuar dhe Korrupsion, Islam Abazi, i cili është fotografuar me funksionarë të lartë të BDI-së, pretendojnë se ai nuk ndërmerr asgjë për rastet që kanë të bëjnë me zyrtarë të BDI-së, Xhaferi me përgjigje se Kuvendi mund të shqyrton vetëm raportet për punën e prokurorisë, të cilat i dërgojnë me vonesë edhe pas një viti dhe nuk ka asnjë autoritet për të ndërhyrë në punën e tij. Paraprakisht nga Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, kanë thënë se për ta është e rëndësishme që prokurorët e rinj të mos punësohen në prokuroritë ku punojnë të afërmit e tyre.

Barlet Xhaferi ka aplikuar në konkursin për prokurorinë e Gostivarit, ku për tre pozita prokurore kanë aplikuar gjashtë kandidatë. Bashkëshortja e Abazit, ka aplikuar për prokurore në Prokurorinë e Kërçovës. Aty ka tre vende të lira, ndërsa kanë aplikuar dy kandidatë. Një nga prokurorët publik nga Shkupi ka aplikuar për pozitën e vetme në prokurorinë e Shën Nikollës. Për prokuror në Veles kanë aplikuar edhe prokurorë nga Shkupi, nga fshati Rostushë dhe nga Shtipi. Në listën përfundimtare të akademisë për prokuror dhe Gjykatës u renditën një numër i madh i familjarëve të afërt të gjyqtarëve dhe politikanëve aktualë dhe të mëparshëm. Nga gjithsej 58 kandidatë, 30 kaluan për gjyqtarë dhe 28 për prokurorë.