Pele dhe Maradona “ringjallen” nga teknologjia, i dërgojnë mesazh Messi-t

Mbrëmja gala e CONMEBOL në nder të përfaqësueses argjentinase që fitoi Botërorin e Futbollit, i habiti të gjithë kur falë teknologjisë shfaqi përpara publikut dy legjenda që kanë ndërruar jetë: Pele dhe Maradona.

Marketing

Duke lëvizur dhe me zërat e tyre të vërtetë, ata kishin një mesazh për Leo Messin.

“Është kënaqësi ta shikosh kur luan”, u shpreh Pele.

“Është lojtar i madh. Lëri të tjerët të flasin, ti mendo ta shijosh futbollin”, tha Maradona.