Pozoi nudo në malin e shenjtë, ja çfarë i ndodhi rusit në Bali

Një burrë rus do të dëbohet nga Indonezia pasi pozoi nudo në majë të një mali të shenjtë në Bali.

Marketing

Fotoja e burrit të identifikuar si Yuri duke pozuar me pantallonat rreth kyçeve të këmbës në malin Agung u bë virale javën e kaluar.

Edhe pse ai ka kërkuar falje, sipas BBC, do të ndalohet të hyjë sërish në Indonezi për të paktën gjashtë muaj.

Bali ka shtuar kohët e fundit përpjekjet për të goditur turistët e huaj me sjellje të jo të mirë.

Mali Agung, pika më e lartë në ishull, besohet nga hindutë të jetë shtëpia e perëndive. Një zyrtar lokal tha se nuk kishte “asnjë justifikim” për sjelljen e Yurit.

“Ai shkeli normat dhe nuk tregoi respekt për kulturën tonë,” tha kreu i Zyrës së Ligjit dhe të Drejtave të Njeriut në Bali, Anggiat Napitupulu për The Jakarta Post.

Në një video të postuar në Instagram në rusisht, Yuri tha: “Veprimi im nuk ka justifikim. E vetmja gjë që çoi në atë që ndodhi ishte injoranca ime personale”.

Më pas ai mori pjesë në një ceremoni të veçantë pastrimi për malin, një ritual i mbajtur shpesh nga vendasit pas incidenteve të tilla.