Prishtinë: Një burrë e bën për mjekë policin në stacionin policor, më pas lirohet

Një burrë është arrestuar në Prishtinë, pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht zyrtarin policor, teksa ndodhej në stacionin policor.

Marketing

Zyrtari policor ka pësuar lëndime dhe më pas është trajtuar në spital.

Ndërkohë, burri që sulmoi policin, pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.

Rasti ka ndodhur mesditën e së premtes, në stacionin e policisë në rrugën “Andrea Gropa”.