Llogaria zyrtare në Facebook e ish-presidentit Hashim Thaçi është hakuar.
Lajmin e ka konfirmuar për Gazetën Online Reporteri.net Ish-këshilltari i Hashim Thaçit, Adil Behramaj, ndërsa ka theksuar se faqja nuk ka qenë aktive që kur ish-presidenti dha dorëheqjen për t’u dorëzuar në Hagë.
Behramaj ka bërë të ditur se tanimë rasti është denoncuar edhe në Polici.
“Po, faqja zyrtare e presidentit Thaçi, e cila ka qene pasive qe nga dita e doreheqjes se tij, me 5 nentor 2020, eshte hakuar. Asaj i eshte ndryshuar emri, fotoja dhe karakteri. Rastin tashme e kemi adresuar zyrtarisht ne Policine e Kosoves”, ka konfirmuar ish-keshilltari per media i presidentit Thaçi, Adil Behramaj.
Emri i faqes së ish presidentit tanimë është ndëruarr nga Hashim Thaçi në “Hashim”, derisa është ndërruar edhe fotografia e profilit që dikur kishte.
Poashtu edhe po të bëhet një kërkim në Facebook për faqen ajo nuk do shfaqet në listën e kërkimeve.
Hakimi i faqes në Facebook të ish-presidentit Hashim Thaçi ndodhi pikërisht në ditën kur dhe do të marshohet për drejtësi në Prishtinë ndaj Thaçit dhe të tjerëve që ndodhen në Hagë.