AlternAtivA: Nëse ndryshon preambula sipas ndonjë modeli, flasim për temën tonë të Ridefinimit

Propozimi i VMRO-DPMNE-së që, me ndryshimet kushtetuese, të ndryshojë
edhe modeli i shtetit unitar, kjo sipas ndonjë modeli kroat, ashtu që
preambula e kushtetutës të jetë në frymë të fuqizimit të shtetit
nacional maqedonas, ndonëse vjen në kohën kur kjo parti mendon vetëm për
përfitime elektorale, ne mendojmë se nëse ka propozime dhe gatishmëri të
tillë, kjo krijon mundësi të hapjes serioze të temës sonë të
ridefinimit.

Marketing

Megjithëse propozimi i partisë opozitare maqedonase është retrograd dhe,
si i tillë, i papranueshëm për ne, duam të kujtojmë opinionin se,
AlternativA – duke e parë asimetrinë që ekziston mes shoqërisë
multietnike dhe shtetit njëetnik – ka propozuar qëmoti që të bëhet një
ridefinim i preambulës së kushtetutës, në mënyrë që ajo ta reflektojë
shoqërinë e vendit tonë. Prandaj, ne kemi kërkuar që, në kushte të paqes
dhe pa asnjë presion, ta hapim këtë temë dhe të diskutojmë se a ia kemi
dalë të ndërtojmë shtet koheziv ndërmjet shoqërisë dhe shtetit.

Duke parë se Maqedonia e Veriut ka një shumicë më të madhe (maqedonasit
etnikë – 54%), një shumicë të dytë (shqiptarët – 30%) dhe një grup të
minoriteteve (6-7%), propozimi ynë ka qenë që Maqedonia e Veritu të
definohet si “shtet i kombit maqedonas, kombit shqiptar dhe bashkësive
etnike”. Për të qenë kreativë në këtë temë, AlternAtivA e ka edhe
propozimin tjetër, që Maqedonia e Veriut të definohet në preambulë si
“shtet i qytetarëve të saj”, duke i hequr të gjitha atributet etnike nga
ndërtimi i shtetit. Se cilin model mund ta pranojmë si shtet, kjo duhet
të jetë pjesë e debatit dhe konsensusit politik.

Për Alternativën kjo është temë që nuk duhet të përdoret për qëllime
elektorale, ndërsa ne mbetemi të gatshëm dhe të hapur të diskutojmë me
argumente dhe pa paragjykime.