Skuadra e AC Milan ka shënuar fitore të madhe në udhëtim ndaj Napolit me rezultatin e thellë 4 me 0 në stadiumin ‘Diego Armando Maradona’.
Në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 28-të në Serie A, ekipi i Stefano Piolit kaloi në epërsi qysh në minutën e 17-të.
Golin e dytë në pjesën e parë e realizoi Diaz, që ishte një nga lojtarët kyç në këtë fitore të ‘Kuqezinjëve’.
Edhe pjesa e dytë i takoi mysafirëve. Fillimisht shënoi Rafael Leao dhe më pas Saelemaekers. Në dy golat e fundit u pa një intervenim i dobët i mbrojtësit kosovar, Amir Rrahmani.
Me këtë fitore, AC Milan ngritët në pozitën e tretë me 51 pikë, kurse Napoli mbetët në vendin e parë me 71 pikë. Kujtojmë që dy skuadrat pas 10 ditësh do të luajnë mes vete në çerekfinale të UEFA Champions League