Nisjen e projektit e përshëndetën edhe krerët e partive politike shqiptare në qeveri. Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti, korridorin 8 e simbolizoi si një mrekulli, me të cilën do të përafrohen popujt në rajonin e Ballkanit Perëndimor.
“Të bësh më të mirë jetën e njerëzve, lëvizjen e tyre, të përparosh dhe ndikosh drejtpërsëdrejti në zhvillim e ekonomisë, e sidomos të lidhesh me ura e brigje një Ballkan të tërë është punë e ndritshme, që do të shërbej edhe më tepër në lidhje më të forta miqësore, ekonomike e zhvillimore. Kjo është mrekullia!”, – theksoi kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti.