Grupi i Zjarrit’ demanton: Spekulimet se do të kyçemi te Lëvizja Besa të pavërteta

Të pakënaqurit brenda BDI-së, të cilët në publik njihen si ‘Grupi i Zjarrit’, dhe të cilët që nga e shtuna e kaluar, funkcionojnë si fraksion brenda BDI, kanë demantuar spekulimet se ata do të kyçen në partinë Besa.

Marketing

Lajmin e remë se ata do të kyçen brenda subjektit Besa, që e publikuan disa media maqedonase, e quajnë të pavërtetë, ndërsa shtojnë se lufta për demokratizimin, transparencën, vendosjen e meritokracisë dhe të llogaridhënies brenda Bashkimit Demokratik për Integrim do të intensifikohet në javët në vazhdim.

Grupi i Zjarrit me përkrahjen e 1/3 së votuesve të BDI-së nuk mund ta ketë vendin jashtë BDI-së, por jashtë e kanë vendin ata që nuk kanë as votues, dhe as vepra të realizuara pas vehtes, prandaj ata duhet të largohen dhe të krijohet mundësi për kuadro të ri profesional që e njohin dhe duan BDI-në, thonë nga ky fraksion i BDI-së.