Drejtori i Ndërmarrjes Publike Hekurudhat e Maqedonisë së Veriut, Infrastruktura, Hari Lokvenec pajtohet me qytetarët se informacioni që treni nga Velesi për në Shkup lëviyë e shpejtësi prej 20 kilometra në orë është shokues por në bisedë për “Utrinski Pechat” ai shpjegon se shpejtësia është ngadalsuar për arsye sigurie.
Nëse do t’ju përgjigjesha si qytetar, do të thoja se është tronditëse informacioni se nga Shkupi deri në Veles duhet të udhëtoni me shpejtësi 20 kilometra në orë, por duhet e kam për detzrë t’ju përgjigjem si drejtor i një ndërmarrje publike e cila përveç detyrimit për ndërtimin e hekurudhave të reja, ka detyrim edhe të kujdeset për sigurinë e udhëtarëve. Pas 10 vitesh për herë të parë patëm makineri për matjen e cilësisë së linjës hekurudhore dhe në bazë të informacioneve të marra ekspertët na këshilluan që të lëshonim një telegram për uljen e shpejtësisë në 20 kilometra në orë. Arsyeja e vetme është shqetësimi për sigurinë dhe sigurinë e pasagjerëve. Për herë të parë jemi përballur me të vërtetën dhe jemi të inkurajuar ta ndajmë me opinionin publik, përkatësisht se kemi pragje të vjetra mbi 50 vjet dhe një situatë e tillë nuk ekziston vetëm këtu, por edhe në vendet e BE-së. I gjithë ky proces nënkupton investim të menjëhershëm, rindërtim dhe rehabilitim të hekurudhës. Kërkon fuqi punëtore, investime dhe makineri cilësore – tha Lokvenec duke shtuar se nuk dëshiron të spekulojë me data se deri kur treni nga Velesi do të ecë me shpejtësi 20 km/h.
Ai paralajmëroi se Qeveria është duke përgatitur një program për rehabilitimin të madh të hekurudhave, veçanërisht të Korridorit 10 e cila është arteria kryesore për lidhjen e porteve të Egjeut me Evropën Qendrore.
Intervistën e plotë me drejtorin Ndërmarrjes Publike Hekurudhat e Maqedonisë së Veriut, Infrastruktura Hari Lokvenec mund ta ndiqni në videon më poshtë: