Grupi i Zjarrit: Është momenti të propozojmë ligj për statusin e familjeve të dëshmorëve të UÇK-së

Grupi i zjarrit edhe zyrtarisht paraqitet si fraksion i BDI-së. Visar Ganiu nga ky grup sot para mediave ritheksoi dhe njëherë se organet e BDI-së nuk funksionojnë sipas statutit të kësaj partie. Sipas tij zgjedhjet partiake brenda BDI-së janë jo-legjitime dhe jo-statutare. Ganiu madje akuzoi se politik-bërja dhe vendimet politike në BDI bëhen ekskluzivisht nga ministrat e këtij subjekti dhe se në raportin e tyre nuk përmendet askund UÇK-ja.

Marketing

“Ne deklarojmë publikisht se kemi pasur dallime politike rreth zbatimit në praktik të gjuhës shqipe. Ne shprehim qëndrimin tonë se është momenti politik që nofka 20 për qind për gjuhën shqipe të hiqet nga Kushtetuta. Në raportin e ministrave nuk përmendet askund kontributi i UÇK-së, ne vlerësojmë se jemi të gatshëm që të bëjmë propozim ligj për rregullimin e statusit familjeve të dëshmorëve dhe invalidëve të luftës”, deklaroi Ganiu.