Huan Cuadrado është skualifikuar për tre ndeshje për sjellje të pahijshme ndërsa portieri i Interit, Saimir Handanoviç është pezulluar me një ndeshje.
Ndërsa për të dy lojtarët nuk ka munguar dhe gjoba prej 10 mije eurosh duke u bërë një shembull i keq për spektatorët e pranishëm.
Ndërkohë dhe Romelu Lukaku nuk i shpëtoi ndëshkimeve të gjykatës sportive. Belgu u përjashtua në fund nga arbitri Massa me kartonin e dytë të verdhë për festimin provokues para tifozëve të Juventusit.
Për këtë dënimi për 29-vjeçarin është pezullimi me një ndeshje. Edhe pse Lukaku u mbështet nga shumë prej figurave të njohura në futbollin botëoror, në Itali nuk ishin të këtij mendimi.
Përveç kësaj, Gjykatësi Sportiv ka sanksionuar Juventusin edhe “me detyrimin për të luajtur një ndeshje pa spektatore në sektorin e quajtur “Tribuna Sud”” ku qëndrojnë ultrasit bardhezi.