Derisa Kovaçevski është kryeministër, gruaja e tij merr tokë shtetërore për ndërtimin e një centrali fotovoltaik. Kështu akuzojnë sot nga VMRO – DPMNE e Mickoskit.
“Bashkëshortja e Kovaçevskit merr 1119 m2 për 70 denarë për m2 me vendim të Qeverisë, të cilin në vend të Kovaçevskit e nënshkruan Artan Grubi. Biznesit nga i cili Kovaçevski pretendonte se ishte larguar dhe ia kishte lënë kumbarit të tij, tani po i hyn gruaja e tij dhe e gjithë kjo derisa ai është kryeministër”, thonë nga VMRO.
Nga partia e Mickoskit, siç përcjell KlanM, akuzojnë se toka që Kovaçevska e ka marrë nga Qeveria është pjesa e fundit e enigmës, sipas tyre, për formimin e parcelës dhe marrjen e lejeve të ndërtimit.
“Siç raportojnë mediat, bëhet fjalë për një investim të një termocentrali 1.8 megavat, ndërtimi i të cilit kushton mbi 1 milion euro. Ndërkohë që njerëzit po vdesin nga uria, familja e Kovaçevskit hyn në biznese miliona dollarëshe. Prandaj duhen ndryshime”, thuhet më tej në reagim