Pas 1 viti bien çmimet e ushqimeve në gjithë globin

Çmimet e ushqimeve në gjithë globin u reduktuan në Mars, për të 12-in muaj radhazi. Sipas Organizatës Botërore të Ushqimit FAO, është hera e parë që çmimet reduktohen pa ndërprerë në një hark kohor prej një viti, që pas nisjes së sulmit rus në Ukrainë.

Marketing

Mesatarja mujore e çmimeve të ushqimeve ra me 2.1% në Mars, dhe me 20.5% krahasuar me 1 vit më parë. Drithërat shënuan edhe rënien më të madhe në një muaj, me 5.6%. Ndër to veçohet gruri që pati reduktimin më të lartë të çmimit me 7.1% që pas marrëveshjes për garantimin e eksporteve nga Ukraina.

Ndërsa vajrat ushqimorë, pavarësisht se kanë një rënie të ulët të çmimeve brenda 1 muaji, kanë pësuar një reduktim me gati 50%, brenda një viti. Çmimet e qumështit ranë me 0.8% në një muaj, duke kontribuar në një rënie prej 10.7% krahasuar me një vit më parë.

Në dallim me ecurinë e çmimeve në përgjithësi, ai i mishit u rrit me 0.8% këtë muaj, por gjithsesi në një vit ka pësuar ulje të ndjeshme.

Indeksi i çmimeve të ushqimit bazohet në çmimet në mbarë botën për 23 kategori të mallrave ushqimore që mbulojnë çmimet për 73 produkte të ndryshme krahasuar me një vit bazë./ Tv Klan