Sulmet me raketa gjatë natës, Izraeli godet disa objektiva në Siri

Ushtria izraelite ka bërë të ditur se Izraeli ka goditur objektiva të shumta ushtarake në Siri pasi gjatë natës u hodhën raketat në territorin që ai kontrollon.

Marketing

Izraeli tha se artileria dhe dronët u përdorën për të goditur një kompleks të ushtrisë siriane.

Zyrtarët thanë se tri raketa kishin hyrë në territorin izraelit dhe sipas tyre, dy u goditën në terren të hapur dhe një e tretë u kap.

Në një postim në Facebook, ministria siriane e mbrojtjes konfirmoi sulmet, shkruan BBC.

Zyrtarët e mbrojtjes pohuan se mbrojtja ajrore i ishte përgjigjur sulmit dhe kishte kapur me sukses disa nga raketat.
Në njoftim thuhej se se nuk është raportuar për viktima, por vetëm dëme materiale janë shkaktuar nga sulmet.