Burg për 7 të rinjtë e famshëm të TikTok, shpërndanin kokainë në lokalet e natës

Të rinjtë e famshëm të TikTok që shpërndanin lëndë narkotike në lokalet e natës në Durrës, janë lënë të gjithë në burg.

Marketing

Ditën e sotme është mbajtur seanca në Gjykatën e Durrësit, ku gjykatësi ka caktuar masën “arrest me burg” për shtatë prej tyre, ndërkohë për 24-vjeçaren Kristel Balla gjykata ka vendosur masën ‘detyrim paraqitjeje’.

Bëhet me dije se në burg janë lënë:

-Gentian Muça, 48 vjeç
-Tani Muça, 43 vjeç
-Amonali Halili, 24 vjeç
-Alban Vela, 17 vjeç
-Ergi Curri, 25 vjeç
-Gentian Konesha, 23 vjeç
-Stivens Bulku, 24 vjeç

Të rinjtë, pjesë e dy grupeve kriminale, u arrestuan pas një operacioni të zhvilluar nga Policia e Durrësit, ku gjatë kontrolleve nga policia i janë sekuestruar pako të ndryshme me lëndë narkotike kokainë, 3 automjete dhe disa shuma parash.

Të gjithë ata ishin mjaft aktivë në rrjetet sociale dhe promovonin jetën luksi e makina luksoze në TikTok e Instagram. Madje Stivens Bulku ka marrë pjesë në serialin ‘Aventurierët’ dhe numëron gati 50 mijë ndjekës në Instagram. Ndërsa Kristel Balla ka rreth 5 mijë ndjekës në Tik Tok dhe 17 mijë ndjekës në Instagram./