Promovohet ADA, asistente digjitale për qytetarët, investitorët

Promovohet ADA, asistentja e parë digjitale në sektorin publik, e cila bazohet në inteligjencën artificiale. Me ndihmën e saj kompanitë do të marrin informacionet e tërësishme për kushtet e investimit në RMV dhe për ndihmën shtetërore. ADA ofron edhe informacione tjera edhe për ndihmë financiare nga ana e shtetit, ndërsa në mënyrë shtesë parashihen edhe shërbime tjera.

Marketing

“Tempoja e shpejtë me të cilën ndryshon bota, sjellë sfida të shumta. Vendosja e inovacioneve në kompani nënkupton mundësi për shfrytëzimin e ndryshimeve. Vetëm ato kompani që kanë ambicie t’i shfrytëzojnë këto ndryshime që të vendosin teknologji të reja, do t’ia dalin si biznese të suksesshme dhe konkurruese.”, – deklaroi drejtori i Fondit për investime dhe zhvillim teknologjik, Festim Halili.

“Ne si Ministri, qëllimi ynë është që të bëjmë më shumë digjitalizim, me qëllim që administrata të jetë sa më afër qytetarit, të maksimizojmë efektin e administratës shtetërore, gjithashtu të bëjmë shërbime në kohë reale për qytetarët.”, – theksoi ministri i Shoqërisë informatike, Azir Aliu.

“ADA për dallim nga thëniet se sektori publik nuk është efikas, do të jetë në dispozicion 24/7. Do të mundet të japë shërbime të pakufizuara njëkohësisht dhe pa pritje dhe gjithkund shërbyesit do të marrin informacione të njëjta, që është me rëndësi që të mos ketë mundësi manipulimi me këto informata.”, – u shpreh zëvendëskryeministri për çështje ekonomike, Fatmir Bytyqi.

Ada flet maqedonisht, shqip dhe anglisht. Për momentin mund t’i përgjigjet 260 pyetjeve, por kjo shifër do të rritet.