Agjenda ambicioze e misionit të OSBE-së në Kaukazin e Jugut. Ja si u prit Bujar Osmani

Agjendë ambicioze. Forcim i lidhjes së OSBE-së me Gjeorgjinë. Ndihmë në ballafaqimin me sfidat e reja. Mbështetje për mbrojtjen e sovranitetit dhe integritetit territorial.

Marketing

Kështu është vlerësuar misioni i Kryesuesit të OSBE-së, Bujar Osmani, në Kaukazin e Jugut, respektivisht në Gjeorgji, nga krerë të lartë shtetëror.

Kryediplomati shqiptar i Maqedonisë së Veriut sot ka nisur bizitën katërditëshe nga Tbilisi, Gjeorgji.

“Dua të përcjell mesazhin se OSBE-ja do të vazhdojë të ofrojë mbështetje thelbësore për Gjeorgjinë në zbatimin e angazhimeve në të tre dimensionet, gjë që do të kontribuojë për zbatimin e proceseve të reformave të tyre të brendshme. Uniteti në vendet pjesëmarrëse të OSBE-së është e një rëndësie thelbësore për të ardhmen e Organizatës dhe do të vazhdojmë të llogarisim në mikpritjen dhe mbështetjen e njohur gjeorgjiane”, ka shkruar Osmani në rrjetet sociale.