Vazhdon seanca e mbyllur me dëshmitaren e parë ndaj Thaçit dhe të tjerëve

Zyra e Prokurorisë Speciale ka vazhduar procesin e paraqitjes së provave përkatësisht dëgjimin e dëshmitarëve në rastin ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi, ish-kryekuvendarit, Kadri Veseli, ish-kryekuvendarit Jakup Krasniqi dhe ish-deputetit Rexhep Selimi.

Marketing

Tashmë kanë kaluar më shumë se dy orë prej kur dëshmitarja e parë në këtë rast ka nisur ta japë dëshminë e saj.

Kujtojmë se kjo seancë është duke u zhvilluar e mbyllur për publikun në mënyrë që të ruhet identiteti i dëshmitares në fjalë.

​Dëshmitarja e parë në rastin ndaj Thaçit dhe të tjerëve po dëgjohet në seancë private

Ka nisur dëgjimi i dëshmitares së parë të Prokurorisë në Dhomat e Specializuara.

Gjykatësi njoftoi se gjatë kësaj jave do të dëgjohen dëshmitë e dy dëshmitarëve, ku fillimisht do të ketë mundësi Prokuroria të parashtrojë pyetje, e pastaj mbrojtja.

Dëshmitarja bëri betimin dhe seanca kaloi në dyer të mbyllura.
Në gjykimin e sotëm të ish-krerëve të UÇK-së në Hagë, sot fillon procesi i paraqitjes së provave nga Zyra e Prokurorisë Speciale, përkatësisht dëgjimi i dëshmitarëve.

Në njoftimin e Gjykatës Speciale është bërë e ditur se seanca gjyqësore pritet të fillojë në orën 09:00.

Seanca pritet të transmetohet rreth 45 minuta me vonesë për publikun.

Seanca të tilla pritet të ketë më 11, 12 dhe 13 prill.

Seanca pritet të ketë më pas më 17, 18, 19 dhe 20 prill.