Ukraina po përgatit një sulm të ri ndaj flotës ruse në Detin e Zi, një operacion i ngjashëm me atë që çoi në fundosjen e anijes ushtarake “Moskva”.
Kështu deklaroi ministri ukrainas i mbrojtjes Oleksiy Reznikov gjatë një konference.
“Ne mund t’u ofrojmë rusëve një tjetër surprizë në det, një tjetër raketë në anijet e tyre. Ne vetëm presim momentin e duhur”, tha Reznikov, duke theksuar se nuk do të zbulojë detajet e fundosjes së anijes ushtarake ruse “Moskva”.
Nga ana tjeter, sipas raportit ditor të Shtabit të Përgjithshëm të Ukrainës, ushtria ruse po përqendrohet në operacionet sulmuese në drejtimet Lyman, Bakhmut, Avdiika dhe Maryinsky në Donetsk, sic raporton Rbc-Ukraine.
Forcat e Armatosura të Ukrainës zmbrapsën 52 sulme. Gjatë ditës së kaluar, trupat e Kremlinit kanë nisur 39 sulme ajrore dhe 7 raketa, 4 prej tyre nga sistemi i mbrojtjes ajrore S-300 në qytetin e Kramatorsk, sipas Shtabit të Përgjithshëm.