Osmani nga Gjeorgjia: Osbe-ja mbron lëvizjen e lirë të njerëzve

Ministri i jashtëm,Bujar Osmani, në cilësinë e kryesuesit të OSBE-së ka vazhduar vizitën në vendet e Kaukazit, respektivisht në Gjeorgji, ku për së afërmi është njoftuar me konfliktet e ngrira të këtij rajoni. Osmani ka bërë thirrje për hapjen sa më të shpejtë të vendkalimeve të bllokuara, ku si pasojë e konflikit të vitit 2008, njerëzit e këtij rajoni nuk takohen mes tyre për shkak murit që i ndan. RMV si kryesuese me Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim do të angazhohet për mosmargjinalizimin e njerëzve të kësaj zone, ka thënë Osmani.

Marketing

“Lëvizja e lirisë së njerëzve në këtë zonë është totalisht e bllokuar. Ata nuk kanë mundësi t’i vizitojnë të afërmit, miqtë, ta shfrytëzojë tokën pjellore, janë të privuar nga mundësia për të vizituar objektet fetare. Kjo është e paqëndrueshme dhe në kundërshtim me parimet themelore të OSBE-së. Kryesimi i RMV-së është i fokusuar për të ndihmuar ata që janë të rrezikuar drejtpërdrejtë nga konflikti.”, – deklaroi kryesuesi i OSBE-së, Bujar Osmani.

Në Odzisi të Gjeorgjisë, ministri Osmani është shoqëruar nga pjesëtarët e misionit mbikëqyrës të BE-së, ndërkaq udhëtimin e vazhdon në Armeni dhe Azerbajxhan.