Daçiq: Serbia do zbatojë parimet e planit evropian deri në vijat e kuqe

Serbia ka marrë përsipër të zbatojë parimet e propozimit evropian deri në vija të kuqe, tha zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm i këtij shteti, Ivica Daçiq, raporton Pink, transmeton Klan Kosova.

Marketing

Daçiq theksoi se është mirë që të dialogohet për gjithçka që nuk është njohje e Kosovës.

“Është mirë që të bëhet dialog që Serbia të mos akuzohet dhe të mos jetë në bankën e të akuzuarve”, shtoi ai.

Politikani serb ka shtuar se përfaqësuesit e Kosovës janë “shumë nervozë” sepse duhet ta formojnë Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe.

“Për ta është problem tani fakti që ai moment po afrohet. Qëllimi i Prishtinës nuk është formimi i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, por dëbimi i serbëve nga Kosova”, vlerësoi Daçiq, duke shtuar se qasja e Serbisë do të jetë konstruktive.