Messi kthehet në Barcelonë?

Gazeta spanjolle “Relevo” ka publikuaer lajmin se Lionel Messi ka marrë vendimin përfundimtar për t’u rikthyer në Barcelonë verën e ardhshme.

Marketing

Kontrata e argjentinasit me Parisin skadon në qershor dhe duket shumë e vështirë për t’u rinovuar, pasi marrëdhënia e tij me skuadrën franceze është “plasur” për pasojë ka arritur deri në brohoritje nga tribuna parisiene.

Një rikthim në Barcelonë fillimisht dukej si zhvillimi më i mundshëm për karrierën e Messit, dhe tani duket se është shumë afër realizimit, diçka që me siguri do t’i entuziazmojë tifozët.