Rohde pajtohet me Kurtin: Zbatimi i plotë i pikave të marrëveshjes është i nevojshëm

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde është pajtuar me deklaratën e kryeministrit Albin Kurti, i cili sot është shprehur se marrëveshja e arritur në Ohër duhet të zbatohet plotësisht dhe menjëherë.

Marketing

Rohde është shprehur se zbatimi i plotë i të gjitha pikave të marrëveshjes nga Kosova dhe Serbia është i nevojshëm.

Ndryshe, më 18 mars 2023, Kosova dhe Serbia janë takuar në Ohër, ku janë pajtuar për zbatimin e ankesit të marrëveshjes sipas planit evropian. Por, kjo marrëveshje përveç dakordimit nuk është nënshkruar pas refuzimit të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq./KosovaPress