Menduh Thaçi: Korridorit 8 i qëndron prapa Amerika

Lideri i PDSH-së, Menduh Thaçi në ClickPlus është shprehur i bindur se këtë herë, ndërtimi i Korridorit 8 është realitet dhe për këtë ai ka dy arsye.

Marketing

Arsyeja e parë është sepse ndërtimin është duke e realizuar kompania turko-amerikane dhe se në ngjarjen e gurthemelit e pranishme ka qenë edhe ambasadorja e SHBA-ve në Maqedoninë e Veriut.

“Më pëlqeu shumë gurthemeli i korridorit 8. Shumë veta më thanë se pse shkove, i beson asaj? Unë i besoj sepse firma është amerikane dhe kur e pash ambasadoren amerikane dhe se do të ketë numër për mijëra njerëz. Ata janë shumica shqiptarë”, tha Thaçi.