Muriqi me Mallorcan arrin fitore të rëndësishme

Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi ka luajtur tërë ndeshjen të cilën Mallorca e fitoi në udhëtim ndaj Celta Vigos me rezultatin minimal, 1:0.

Marketing

Kjo ndeshje e javës së 29-të të La Ligas u zhvillua të hënën mbrëma.

Me këtë fitore, Mallorca është ngritur në vendin e 11-të me 37 pikë, ndëra Celta Vigo bie në vendin e 12-të me një pikë më pak. Amath Ndiaye shënoi golin e vetëm për Mallorcan. Ai realizoi në minutën e 21-të.