9 produktet natyrale kundër lodhjes mendore dhe fizike

Lodhja mund të jetë fizike ose mendore. Ajo nuk ka të bëjë me përgjumjen apo plogështinë, ndonëse këto të fundit konsiderohen si simptoma të një ndjesie lodhjeje.

Marketing

Faktorët e stilit të jetesës që kontribuojnë në këtë problem përfshijnë: përdorimin e tepruar të alkoolit, kafeinës, aktivitetin e rënduar fizik, mungesën e tij, problemet me gjumin dhe zakonet e pashëndetshme të të ngrënit.

Ja cilat janë 9 ushqimet e nevojshme kundër lodhjes:

Bananet

Bananet përmbajnë shumë kalium, të cilin organizmi e përdor për të transformuar sheqerin në energji. Bananet janë të pasura me vitaminat B, C, acidet yndyrore Omega-3, Omega-6, fibër, dhe karbohidrate që ndihmojnë kundër lodhjes, dehidratimit dhe simptomave të tjera.

Çaji jeshil

Një filxhan me çaj jeshil lufton lodhjen dhe stresin që e shkakton. Ky çaj përmban polifenolë që ulin stresin, përmirëson energjinë dhe përqendrimin.

Farat e kungullit

Farat e kungullit janë ideale kundër lodhjes. Proteinë cilësore, acidet yndyrore Omega-3, dhe vitaminat B1, B2, B5 apo B6, si dhe minerale siç janë: mangani, magnezi, fosfori, hekuri dhe bakri. Të gjithë këto ushqyes bashkëpunojnë në forcimin e sistemit imunitar, energjisë dhe në largimin e lodhjes dhe simptomave të saj.

Tërshëra

Tërshëra është perfekte kundër lodhjes sepse përmban karbohidrate cilësore që furnizojnë trurin dhe muskujt me energji gjatë gjithë ditës.

Kosi

Proteina, karbohidratet dhe probiotikët që gjenden tek kosi largojnë simptomat e lodhjes. Trupi e përpunon kosin më shpejt se ushqimet e tjera ndaj ai është një burim ideal i energjisë së shpejtë sa herë që ju nevojitet.

Arrat

Arrat janë të pasura me acidet yndyrore Omega-3 të cilat kundërveprojnë dhe largojnë simptomat shoqëruese të lodhjes dhe fazës së parë të depresionit.

Fasulet

Fasulet përshkruhen si një mrekulli, falë vlerave të shumta shëndetësore, përfshirë aftësinë për të pakësuar lodhjen. Ato përmbajnë shumë fibër, karbohidrate, proteinë dhe një larmi mineralesh siç janë kaliumi, magnezi, fosfori, bakri dhe hekuri.

Specat e kuq

Specat e kuq janë një ndër burimet më të mira të vitaminës C. Ky antioksidant forcon sistemin imunitar dhe largon hormonin e stresit, kortizolin që është një kontribues i fortë i lodhjes.

Spinaqi

Spinaqi është një tjetër ushqim i domosdoshëm kundër lodhjes dhe mund ta gjeni lehtësisht kudo. Spinaqi është një ndër ushqimet me nivelet më të larta të hekurit, që ndihmon gjakun të ushqejë qelizat me oksigjen.