Festivali i muzikës amerikane, “Coachella” është mbajtur javën e kaluar dhe për këtë arsye organizata u gjobit me 107,000 euro.
Ata ranë dakord që në qytetin Indio ku do të mbahet festivali, të zgjaste deri në mesnatën e së premtes dhe të shtunës deri në ora 23:00 të së dielës, por në tre ditët, koncertet u mbajtën për më shumë se njëzet minuta më gjatë, transmeton Indeksonline.
Festivali do të mbahet sërish në fundjavën e ardhshme.
Frank Ocean është rikthyer gjithashtu në skenë.
Artistët tjerë të cilët do të performojnë janë Calvin Harris, Gorillaz dhe Bad Bunny.