Edhe pse TikTok është krijuar me qëllim të shpërndarjeve të videove të shkurtra, komike, me efekte dhe muzikë. Por, pas mundësisë së përfitimit me para ky mision ka ndryshuar.
Kjo platformë ofronë mundësin për të fituar para nga rehatia e shtëpisë. Si shënjë vlerësimi për personazhin gjatë paraqitjes “live”, ndjekësit mund t’i dërgojën “simbole” të ndryshme, të cilat fituesi i lojës mund t’i marrë në formë të shumës monetare, shkruan Insajderi.
E, vlerësimin e “fansave”, përdoruesit shqiptarë të TikTok-ut duket se e fitojnë duke ofenduar, kërcënuar, bullizuar.
Në vijim janë të paraqitura vetëm disa nga situatat e shumta që përmbajnë elementet e lartëcekura
Djali i njohur për frazat “mos u merakos, t’ka dekë berberi, ta boj puf”, duket se me t’u thelluar në “botën” e Tik Tok-ut, nga një djalë qesharak është transformuar totalisht.
19:40 – Sot
Shpërndaje në

Esati-Tik Tok
Në vijim është paraqitur një pjesë e shkurtër e dialogut mes tij dhe ish-konkurrenti të programit të dashurisë “Për’puthen”, Lulzim Jashari, gjatë të cilit dyshja kishte eskaluar aq shumë saqë kishin kërcënuar njëri- tjetrin me përdhunim.
Lulzim Jashari
Lulzim: Për mendimin temë ti ki me hup se i ke injoru njerëzit shumë, i ke sha familjarët, i ke sha femnat.
Esati: Ik bre se deri dje t’kom pa tu mbledh lemenka nëpër Caralevë.
Luizi: Unë nuk shaj unë veç përdhunoj!
Esati: Ani-ani, edhe unë t’përdhunoj n’vesh, hiç mos u merakos.
Një bisedë pak a shumë e ngjashme është zhvilluar edhe në mes të Clevio-së dhe Vali Corleones.
Clevio
“O Vali, Lindën e kisha përdhunu edhe në oqean”, është shprehu Clevio.
Deklaratë, e cila Linda Halimit, Rovena Stefas dhe Vali Corleone i ishte dukur shumë qesharake dhe aspak e neveritëshme.
Vali Korleone
I njejti, pra Clevio në një paraqitje tjetër publike ka kërcënuar me therrje me thikë.
Ai, gjatë një transmetimi direkt në këtë platformë, kishte telefonuar një burrë për ta kërcënuar për një deklaratë publike që kishte bërë kundrejt tij.
Clevio
“Kur s’të futa nja dy thika e s’të lash aty. Po m’tha Arkimedi mos. Kur ishte ti me shtatë shokë, unë të erdha me thikë nga mbrapa dhe i thash Arkimedit, a ta gjuaj ta plasë në tokë. Jo, jo më tha”, i ishte drejtuar Clevio, burrit me të cilin po fliste në telefonë.
Ose, “influenceri” tjetër, Dardi ka eskaluar në kërcënime ndaj përdoruesesë së TikTok-ut, Arbëreshës.
Kozak
TikTok-eri i shumëpërfolur, Kozaku gjatë një “live-i” kishte dalur në lagje dhe priste një veturë të vinte për të marrë diçka.
Shumë nga ndjekësit që kishin parë këtë ngjarje nga ekrani, kishin aluduar se ai ishte duke e pritur dikë që të vinte për t’i dhënë drogën, pasi edhe ishte duke folur për të.
Kozak
“S’kam pi bari edhe jam nervoz. Ta marrë pak ta pijë, të qetsohem se jam ba shumë agresiv. Do vij të marrë edhe dy të tjera pastaj se unë i du shtatë copë në ditë. Unë e pij barin siç e pi Noizy, pa asnjë gjethe”, është shprehu ai.
Anita, vajza që e prezanton vetën si e bija e Vali Corleones, për të ofenduar dikë nuk ka ngurryer ta përmend shprehjen raciste “maxhup”.
Vali Korleone dhe Anita
“Na jena shku, e kena shit objektin në qendër edhe ja kenia dhon paret kesh. Kesh ja kena dhon paret, maxhupit”, ka thënë ajo.
Kjo është një list shumë e shkurtër e skandaleve, në krahasime me ato që mund të gjindet me një hulumtim jo shumë të gjatë në rrjetet sociale.
Por, ata edhe përkundër këtyre fakteve publike vazhdojnë të zhvillojnë karrierën e tyre me të njejtin avaz duke fituar miliona ndjekës e qindra- mijëra euro.